Politike11 Dhjetor 2023, 22:50

Gështenja: Në Tiranë nuk ekziston inceneratori, në Elbasan dhe në Fier nuk punojnë

Shkruar nga Pamfleti

Gështenja: Në Tiranë nuk ekziston inceneratori, në Elbasan

Deputeti demokrat Lefter Gështenja në lidhje me çështjen e inceneratorit tha se në fakt në Tiranë nuk ka një të tillë, edhe pse kontrata dhe prokuroria e thotë një gjë të tillë.

Gështenja shprehet se opozita e ka denoncuar këtë çështje dhe ka kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Sipas tij në Tiranë nuk ka një incenerator, në Fier dhe në Elbasan ka një godinë që nuk funksionon.

E kam thënë edhe herë të tjera, për këtë çështje opozita mund të flasë pa fund sepse ishte një kauzë e jona me denoncime dhe për ngritjen e komisionit hetimor. Pa më të voglin dyshim është ndër aferat më të mëdha korruptive në 100 e ca vjet shtet.

Në fakt në Tiranë nuk ka një incenerator, edhe pse kontrata dhe prokuroria e thotë një gjë të tillë. Në Tiranë nuk ekziston një incenerator. Ne Fier dhe Elbasan kemi një godinë që nuk funksionon, në Tiranë nuk ka as fizikisht diçka të tillë. Ndërsa në Fier dhe Elbasan nuk kryhet as djegia”, tha Gështenja në “Ora News”.

lefter gështenja inceneratorët spak