Politike 8 Dhjetor 2023, 16:49

Greqia më 13 dhjetor bllokon integrimin e Shqipërisë, Rama asnjë hap pas: Nuk tërhiqemi për Belerin, fqinjët t’i thërrasin arsyes

Shkruar nga Pamfleti

 

Greqia më 13 dhjetor bllokon integrimin e Shqipërisë, Rama
Rama në Kongres/

 

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kongresin e PS edhe për përplasjet me Greqinë për Fredi Belerin. Ai e bëri të qartë se Athina më 13 dhjetor kur do të mbahet mbledhja në Bruksel, me shumë mundësi do bllokojë hapjen e kapitujve të integrimit për vendin tonë.

Rama u shpreh se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet në këtë çështje, teksa u shpreh se nuk do ta mërzitej aspak nëse Greqi vendos bllokadën, pasi vendi ynë kushtet i ka plotësuar.

Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vet, jo për rezultate pamohueshme të Shqiptarisë, por për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike tradicionale  në marrëdhëniet fqinjësorë, Greqia. Historia dihet nuk ka nevojë të humbasim kohë dhe sot, duke përsëritur qëndrimin tonë. Qëndrim as nuk ndryshon deri më 13 dhjetor dhe as nuk do ndryshojë përtej 13 dhjetorit. Ky qëndrim nuk do ndryshojë jo se ne jemi kokëfortë, por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë se ne, drejtësia për shqiptarinë është si uji që sapo ka nisur të dalë me vështirësi në një shkretëtirë. Unë nuk do të pranoj ta besoj deri më 13 dhjetor që fqinjët tanë do t’i vënë tapën e vetës shishes së hapur me aq përkushtim dhe punë me profesionalizëm nga një skuadër prej më shumë se 1000 vetash  në gjithë sistemin e shtetit tonë që e kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në tryezat e dialogut dhe prezantimin në Bruksel në skanimit e plotë të gjendjes së vendit dhe duke provuar më fakt gatishmërinë  e Shqipërisë për ta çuar përpara negociatat duke çelur kapituj, por për ju të gjithëve dhe atyre shqiptarëve që na dëgjojnë dua t’ju them shumë sinqerisht se në rast se kjo ndodh unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur, asnjë fije i mërzitur, por do kthehem edhe më krenar për Shqipërinë edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha për shtëpinë tonë të përbashkët”, tha ai.  

Kryeministri Rama shtoi se nëse PS do të ndalojë, apo të vetëkënaqet, vendit i rrezikohet kthimi pas, ndërsa bëri të qartë se PS duhet të fokusohet tek krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim

Pas një ditë të gjatë punimesh të këtij Kongresi ku u thanë shumë gjëra dhe pas 10 vitesh të pandalshme, nuk dua të përsëris ato që u thanë, por ka një ndryshim si dita me natën mes të sotmes dhe të djeshmes. Unë besoj se me gjithë vlerën e shtuar që kemi krijuar, punën që kemi bërë Shqipëria nuk është aspak jashtë rrezikut të kthimit mbrapa nëse ne PS, nuk do fokusohet tek krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim. Na duhet 3 garanci, një vend i gatshëm për t’u anëtarësuar në BE një shtet ku fryma e ndryshimit të hyjë në të gjitha venat dhe një forcë qeverisëse të përkushtuar ndaj kapitalit të shoqërisë. Për ne asgjë nga këto që u tha, nuk mund të jetë mjaft. Ne do ta rrisim turizmin, do të bëhemi eksportues neto të energjisë, të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm për anëtarësim në BE, nëse ne nuk do të kemi një drejtësi europiane dhe mirëqeverisje europiane. Nëse nuk do të guxojmë të thyejmë kornizën e progresit gradual nuk do të ketë ndryshime”, tha Rama.

Në fjalën e tij ai nuk kurseu as opozitën, teksa kërkoi nga të vetët që të mos bien në gjumë letargjik dhe të punojnë për tu ngritur më lart.