Politike 8 Dhjetor 2023, 16:48

Kongresi i Partisë Socialiste, Rama shpalos planin për Shqipërinë e 2030: Sfida të mëdha na presin

Shkruar nga Pamfleti

Kongresi i Partisë Socialiste, Rama shpalos planin për

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, me vizionin dhe sfidat që do të përballet vendi për të arritur atë që ai e quan ‘Shqipëria e vitit 2023’.

Ai shtoi se PS mori qeverisjen në 2013, kur vendi ishte i mbytur në borxhe, varfëri e korrupsion. Sipas tij edhe pas fatkeqësive si tërmeti, pandemia, falë PS shteti ishte në këmbë dhe njerëzit u mbrojtën me dinjitet.

Sot  kemi shpalosur prioritetet tona kryesore të zhvillimit për ta ngjitur Shqipërinë në majën e lartë drejtë si cilës u nisëm 10 vite më parë. Morëm në kurriz borxhe, krim të organizuar varfëri por edhe krim ordiner të shtrirë në të gjithë zonat e banuara të vendit dhe në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin Shqipëri dhe Shqipëria goditej sa herë zihej me gojë qoftë në institucionet ndërkombëtare qoftë në mediet e botës së lirë.

Kemi punuar në çdo front dhe kemi luftuar me mijëra plagë të trashëguara me plagët e zakonshme të fatkeqësive të reja që na sprovuan njëra pas tjetrës një tërmet shkatërrimtar një pandemi marramendëse...

Nëse do ishte Pd përballë këtyre sfidave sot do ishim në humnerë, pa asnjë ekzagjerim të ngjashme me humnerën e 1997. Vetëm falë PS të treja furtunat na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me forcën dhe dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve por ama nuk i lë vetëm në momentet e vështirësive të mëdha", tha Rama.

rama kongresi ps