Pasi Beqaj u bë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Artjola Zaimin e mori me vete...
Nuk kanë fund bëmat e marifetçiut Ilir Beqaj. Që kur ishte ministër, por edhe kur mori në dorë fondet e BE, ai përdori një skeme të sofistikuar pastrimi parash, në mënyrë që të qarkullonte milionat e vëna nga korrupsioni.
SPAK arriti të zbërthejë një pjesë të saj, kur u zbulua se si Beqaj përdorte vartësin e tij Ermal Kurtulaj për “punët e zeza”, por nuk mbyllet aty skema. Në skenë del edhe Artjola Zaimi, gruaja e Ermal Kurulajt, e cila po ashtu ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e Ilir Beqajt.
Sipas informacioneve që ka siguruar “Pamfleti”, zonja në fjalë deri në vitin 2022 ka qenë shefe protokolli në Ministrinë e Shëndetësisë dhe dyshohet se fshihet dora e saj pas skandalit të “zhdukjes” së dosjes së Sterilizimit.
Pasi SPAK hapi letrat e koncesionit, agjentët e BKH zbarkuan në Ministrinë e Shëndetësisë për të sekuestruar kontratën dhe dokumentet e tjera të koncesionit, por ato nuk ishin. Vetë SPAK e pranoi se po vepronte mbi një kopje të origjinalit dhe jo mbi kontratën origjinale.
Për të qenë më të qartë, agjentët e BKH kanë trokitur pikërisht te dera e Artjola Fari Zaimit dhe ajo i ka larguar duarbosh. Zonja e dinte se aty dilte Beqaj dhe burri i saj, i cili bënte sekserin e ish-ministrit.
Ajo që e përforcon akoma dhe më shumë këtë fakt është se pasi Beqaj u bë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Artjola Zaimin e mori me vete. Ajo ka qenë koordinatore e projektit “Enhancing Primary Health Care-Këlcyrë” (EPHIK). Bashkë me të te SASPAC shkoi edhe një punonjëse tjetër e Protokollit. Pra Beqaj ka dashur t’i mbajë pas vetes sepse e dinte rrezikun.
Por sapo ka kaluar aty, zonja është hedhur menjëherë në sulm. Projekti “EPHIK”, është zbatuar në Këlcyrë gjatë muajit korrik 2022 nga Komiteti i Përbashkët i Qeverive Shqiptaro-Italiane (IADSA) me vlerë 340 mijë Euro, nisur pas kërkesës që bëri Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Manastirliu në atë kohë. Projekti ju dha në administrim Drejtorisë së Donacioneve, ku drejtor ishte Ilir Beqaj.
Skandali është se drejtues në këtë projekt, ish-ministri Ilir Beqja emëroi vartësin e tij Ermal Kurtulaj, ndërsa koordinatore gruan e tij, që të mos ndaheshin paratë me asnjë tjetër.
Nuk është rastësi, që këtë projekt të kujdesit shëndetësor, i cili nuk është bërë, por janë plotësuar letrat fiktivisht, Ilir Beqaj ia dha Ermal Kurtulajt, të cilin 1 muaj para dhënies së projektit, e kishte emëruar Shef Kontaktesh te Drejtoria e Donacioneve të Huaja në Kryeministri. /Pamfleti
Lini një Përgjigje