Politike26 Maj 2023, 12:30

“Punësoi Dan Hutrën në bashki për t’i mbledhur vota”, Berisha akuza të forta Rakip Sulit

Shkruar nga Pamfleti

“Punësoi Dan Hutrën në bashki për t’i mbledhur

Ish-kryeministri, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat, ka hedhur disa akuzat të reja lidhur me dështimin në zgjedhjet e 14 majit.

Këtë radhë akuzat Berisha i fokusoi te kryebashkiaku i Kamzë, Rakip Suli për të cilin tha se kishte punësuar Dan Hutrën, në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për të.

Ai shkoi më tej me akuzat duke thënë se në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz, por sipas Berishës pas ngjarjes makabër propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha gjithashtu se Rama shpalli kodin Zgjedhor kinezëri dhe u përpoq që të dëmtonte koalicionin.

Këto ishin specifika të papara përveçse dy-tre në raste të caktuara, në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Unë, në vazhdën e denoncimit të farsës të tmerrshme elektorale të 14 Majit, do ju sjell një rast këtu.

Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin. Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime.

Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin. Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz. Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës.

 Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes. Ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor”, tha ai.

berisha akuza rakip sulit