Politike 4 Mars 2024, 19:33

“Irena me 3 mbiemra”, Berisha vijon sulmet ndaj gjyqtares Gjoka: Mediat greke konfirmuan se ajo është falsifikatore!

Shkruar nga Pamfleti

“Irena me 3 mbiemra”, Berisha vijon sulmet ndaj gjyqtares Gjoka:

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, ka vazhduar sulmet dhe akuzat ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irean Gjoka e cila ka dhënë vendimin për arrestimin e tij.

Berisha u ndal te denoncimi i mediave greke ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tij është dënuar për mashtrim nga autoritetet greke. Ai theksoi se ‘mediat provuan se Irena me 3 mbiemra është një falsifikatore e shpifur dhe se KLGJ e mbrojti me urdhër të Ramës’.

Sot Edi Rama urdhëroi një gjykatëse falsifikatore të shpifur, një njeri pa ligj, pa moral ligjor, një mashtruese ordinere, të turpshme, të shtyjë procesin, vetëm e vetëm se nuk ka asnjë fakt.

Vetëm e vetëm se është një proces fund e krye politik. Një proces fund e krye ekstra ligjor. Një proces fund e krye antikushtetues. Dhe pas publikimit në të gjithë mediat e mëdha të Greqisë, të dokumenteve zyrtare, në të cilat faktohet se Irena me tre mbiemra, figuronte e dënuar nga gjykata e Apelit të shtetit fqinj, si një falsifikatore e ulët, vetëm pak orë mbrapa, nga zyra e Edi Ramës do shkonte në KLGJ-në e tij, reagimi në të cilin merrej në mbrojtje një falsifikatore e shpifur.

Një turp njeri, një turp gjykatëse. Imagjinoni ju se kush është kreu i Gjykatës Speciale të Shqipërisë. Një falsifikatore e dënuar, një delinkuente. Imagjinoni ju kush është kryetare e KLGJ-së, një kukull e neveritshme, që në vend të qëndrojë mbi dokumentet zyrtare që faktojnë se Irena me tre mbiemra ka mashtruar, ka fshehur krimin dhe se duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, lexon avokatinë e zyrave të Edi Ramës.

Ky është një sistem antiligjor, një sistem që ka vetëm një mision, të mbrojë krimet e Edi Ramës. Të mbrojë pushtetin e krimit të Edi Ramës”, tha ai.

berisha