Politike 4 Mars 2024, 19:25

"Rama hajduti më i madh në histori", Berisha: Si Putini i Moskës, mban të arrestuar kreun e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

"Rama hajduti më i madh në histori", Berisha: Si Putini i

Ish-kryeministri Berisha ka mbledhur sërish mbështetësit e tij poshtë banesës, pasi ndodhet nën masën “arrest shtëpie” pas akuzave për ish-kompleksin “Partizani”.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, Berisha tha se Edi Rama sot është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë pasi si në asnjë vend tjetër të NATO-s, kryeministri përjashton forcën kryesore politike të vendit nga lista e zgjedhjeve.

Berisha shprehet se Putini i Moskës mban të arrestuar pa asnjë fakt, provë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare.

“Edi Rama ka shndërruar Shqipërinë në një vend në të cilin, ai duke bllokuar rotacionin, duke shndërruar votën në krim dhe krimin në votë, ka përqendruar të gjitha pushtet në duart e tij.

Edi Rama, si në asnjë vend tjetër të NATO-s, është sot hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar.

Edi Rama, si në asnjë vend tjetër të NATO-s, përjashton forcën kryesore politike të vendit nga lista e zgjedhjeve.

Përjashton nga qendrat e votimit mbi 1.3 milionë shqiptarë.

Heq emrin e kryetarit të partisë kryesore nga lista.

Përdor bandat dhe vrasësit serialë ditën e votimit.

Ka shndërruar administratën në polici politike terroriste të votës së shqiptarëve.

Miqtë e mi, fuqia e NATO-s është e jashtëzakonshme.

Por askush të mos mendojë se ajo fuqi do të përdoret për ndryshim në Shqipëri.

Ndryshimi në Shqipëri do vijë vetëm kur ne të marrin në dorë fatin tonë, fatin e Shqipërisë.

Edi Rama jo si vend anëtar i NATO-s, por njëlloj si Ajatollahët e Teheranit, si Putini i Moskës, si Lukashenko i Bjellorusisë, mban të arrestuar pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë dokument, kryetarin e partisë më të madhe opozitare, vetëm e vetëm se e ka të qartë se fitore nuk sheh më me sy.

E ka të qartë se Sali Berisha dhe demokratët do i presin atij biletën përgjithmonë”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.