Politike 4 Mars 2024, 18:17

Gati të kërcasin prangat për aferën CEZ-DIA? Kastriot Ismailaj paska folur, Ilir Meta bën gati alibinë

Shkruar nga Pamfleti
Gati të kërcasin prangat për aferën CEZ-DIA? Kastriot
Ilir Meta sot në konferencë

Ilir Meta gjen alibinë nëse SPAK i vë prangat: Hetimet janë nxitur nga McGonigal!

Ilir Meta ka dhënë sot sinjale se mund të përfundojë i pandehur për aferën CEZ-DIA. Kreu i PL doli në një konferencë për gazetarët, kur përveçse shiti Monika Kryemadhin për lobimet në SHBA, paralajmëroi se ndoshta do të jetë e afërt dita kur të japë llogari.

Ilir Meta sulmoi fort prokurorët që po hetojnë aferën CEZ-DIA, teksa duket se hallin e ka te Kastriot Ismailaj. Ish-administratori i DIA ka dalë nga burgu, por sipas asaj që thotë vetë Meta, ai ka folur. Meta tha se prokurorët i kanë shkuar në qeli kur ishte në burg dhe madje e kanë shoqëruar në SPAK.

Por Meta ka bërë gati edhe alibinë nëse i vihen prangat. Sipas tij, shkaktar që po hetohet është McGonigali. Ashtu si Berisha apo Basha, edhe ai tani do kapet pas faktit se hetimi ka qenë i paguar nga Rama.

Çështja CEZ-DIA është hapur nga McGonigali, i cili është takuar dhe me prokurorë të SPAK. McGonigali pra, që u dënua për lekët që mori për llogari të Ramës kundër opozitës, ka qenë që të aktivizonte çështjen CEZ-DIA. Dhe kjo çështje është regjistruar në dhjetor të vitit 2019. Dhe kur është ky moment që ta dini ju? Ky moment është midis manifestimit të parë të paralajmëruar nga unë, se 2 marsi ishte planifikuar në fillim të dhjetorit, por për shkak të tërmetit në nëntor u shty në mars, si një mjet presioni kundër Presidentit të Republikë që të pranonte betimet faqezinjve te Lana. Dhe sa herë kishte një konflikt kundër Presidentit të Republikës, për çështje për të cilat ai mbante vetëm qëndrime kushtetuese, zarat e SPAK thoshin po vjen furgoni se ka ardhur Kastriot Ismaili, më falni që ja përmend emrin është ai që ka qenë në burg në Fier, po vjen te SPAK. Ka vajtur X prokuror, zar i Edi Ramës, në Fier e atje po jep dëshmi”, tha Meta.

Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje gazetarin Fatos Mahmutaj. Ky i fundit është personi që mori në intervistë gruan e Kastriot Ismailajt, zonjën Vojsava Ismilaj.

Në dëshminë e dhënë për gazetarin Mahmutaj, në tetor 2017, Vojsava Ismalilaj thotë se Ilir Meta, si pjesë e pushtetit të Berishës, ka ndikuar që ERE të ulte çmimin e energjisë që KESH ia shiste CEZ, ndërsa CEZ ua shiste shqiptarëve. Në dhjetor të vitit 2010 ERE uli çmimin e shitjes së energjisë nga KESH tek CEZ me 27 për qind; nga 2.03 lekë në 1.48 lekë. Ky vendim u mor nga ERE në dhjetor të vitit 2010, pasi DIA ishte paguar 1.48 milionë euro nga CEZ.

Kujtomë që në shtator të vitit 2010, CEZ kishte hyrë në partneritet me DIA për të mbledhur faturat e papaguara të energjisë elektrike. Vojsava Ismalilaj thotë se Ilir Meta i kërkoi Kastriotit që t’i kërkonte CEZ shpërblim për këtë favorizim. Gjithashtu, Vojsava Ismailaj thotë se Meta i kërkonte Kastriotit shuma të mëdha eurosh. Sipas saj, Kastrioti kishte lidhje me Metën që kohën e krijimit të FRESH. Vojsava Ismailaj hedh dyshime të forta se Ilir Meta fshihet edhe pas mbylljes së kompanisë DIA dhe tërheqjes së Arbitrazhit pasi kishte plasur skandali. Ajo flet për lidhje mes Ilir Metës dhe Rebeka Gaski Gai, përfaqësuesja ligjore e DIA-s.

Vojsava Ismailaj thotë se Rebeka Gaski Gai ka qenë në Tiranë në nëntor të vitit 2014, ku është takuar pikërisht me Majlind Lazimin, djali i hallës së Monika Kryemadhit, ish drejtor i LSI-së në krye të Postës. Dhe në fakt Majlind Lazimin rezulton se ka udhëtuar edhe me vetë Kastriot Ismailaj. /Pamfleti