Politike 4 Mars 2024, 17:19

7 minuta seancë/ Opozita vijon me aksionin në Parlament, Nikolla mbyll me shpejtësi punimet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
7 minuta seancë/ Opozita vijon me aksionin në Parlament, Nikolla mbyll
Kaosi parlamentar sot

Opozita lë flakadanët, deputetët pajisen me zhurmues...

Kaosi parlamentar nuk ka munguar as sot. Këtë pasdite u mblodh Kuvendi për të diskutuar mbi “hallet e qytetarëve”, por opozita vijoi me të njëjtin skenar. Deputetët me pankarta në duar bllokuan foltoren, teksa këtë herë munguan tymueset, por ligjvënësit ishin pajisur me zhurmues.

Drejtuesja e seancës Lindita Nikolla e largoi Gardën dhe kërkoi nga deputetët që të flasin për problemet e qytetarëve, teksa më pas ja u kaloi fjalën deputetëve socialistë. “Njerëzit duan të dëgjojnë për hallet e shqetësimet e tyre, jo hallet tuaja”, tha Nikolla.

E para që foli ishte Edona Bilali dhe pas saj e mori fjalën Vullnet Sinaj. Por këtij të fundit ju afrua Flamur Noka, i cili përmes një zhurmuesi nuk lejonte të fliste. Kaq mjaftoi që Lindita Nikolla të mbyllte seancën, seancë që zgjati më pak se 7 minuta.

Merita Bakiu deputetja e PD, në mungesë të mbajtjes së fjalës në Kuvend për të përcjellë problemet e banorëve të zonës që ajo përfaqëson ka folur jashtë Parlamentit. Ajo dencoi aferën me rrugën Thumanë-Kashar. 

Papërgjegjshmëria e qeverisë e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve gjysma e kabinetit nuk ishin në sallë. Sot i bëj thirrje ministres Balluku, kryeministrit që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme për aksin Thumanë-Kashar. Është problem madhor sepse penalizon qindra biznese...”, tha ajo.