Politike 4 Mars 2024, 17:30

Kaosi parlamentar, deputetja e PD: Gjysma e kabinetit qeveritar mungonte, të merren masa për aferën Thumanë-Kashar

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi parlamentar, deputetja e PD: Gjysma e kabinetit qeveritar mungonte,

Deputetja e Partisë Demokratike Merita Bakiu ka folur pas seancës së sotme në Kuvend, e cila u mbyll mes tensionesh.

Në mungesë për të përcjellë problemet e banorëve të zonës që përfaqëson në Kuvend, deputetja ka folur jashtë Parlamentit.

Ajo tha se sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit nuk ishin të pranishëm në sallë. Bakiu denoncoi aferën me rrugën Thumanë-Kashar. 

“80 mijë banorë të zonës së Krujës sot janë të penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Papërgjegjshmëria e qeverisë është e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit qeveritar nuk ishin të pranishëm në sallë, që të dëgjojnë hallet e problemet e tyre. Seanca plenare nis me anëtarësimet e reja në PS.

Nuk shqetësohen se çfarë problemesh kanë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar, për të bërë dalje që kalon në Bashkinë e Krujës. Është problem madhor sepse penalizon 85 mijë banorë, penalizon bizneset dhe izolon zonën", u shpreh ajo jashtë Parlamentit.

Kujtojmë se seanca zgjati vetëm 7 minuta, ndërsa deputetet e opozitës me pankarta në duart bllokuan foltoren me zhurmues.

Ndërkohë Flamur Noka është përleshur me gardistët, ndërkohë që ka tentuar të bllokojë fjalimin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj.