Politike 4 Mars 2024, 17:27

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj takim me drejtuesit e ODIHR-it!

Shkruar nga Pamfleti

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj takim me drejtuesit e ODIHR-it!

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri së bashku me atë të PD-së, Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar sot një takim me zyrtarë të ODIHR për t’i informuar këta të fundit për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gjiknuri shkroi se janë dakordësuar për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it.

Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, shkroi Gjiknuri në Facebook.

gjiiknuri