TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 09:55

Kaosi në Kuvend, deputetët e PD ofendojnë socialistët: Ore legena, shiko ça keni bërë, do iu shtypim si miza!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, deputetët e PD ofendojnë socialistët: Ore

Deputetë e opozitës kanë krijuar sërish kaos në sallën e Kuvendit. Ashtu si në seancat e tjera të javëve të fundit, edhe seanca e sotme plenare në Kuvend është karakterizuar nga përplasjet mes deputetëve të grupit Bardhi dhe Berisha me gardistët.

Pasi arriti të hynte në Kuvend, Bardhi iu drejtua deputetëve socialistë duke i akuzuar për gjendjen ku ndodhet Kuvendi.

“Ça jeni ju. Kush jeni ju, 25 gardistë. Kush jeni ju që nuk lejoni deputetët me u fut në kuvend, shko ore ore legen, shih ca keni bërë”, tha Bardhi.

Po ashtu, deputeti Flamur Noka iu drejtua ministrit të Brendshëm Taulant Balla duke i thënë do iu shtypim si miza.

“Do iu vijë fundi do ta shikoni, do iu shtypim si miza”, tha Noka.

Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi. Këta të fundit pritet që edhe seancën plenare ta sabojnë sërish, pasi kanë paralajmëruar kaos deri në ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara. Por, nga ana tjetër PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore.

Drafti i propozuar nga PS, ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve.  Një vit më parë edhe opozita dorëzoi përmes dy deputetëve Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho dy propozime për Komisionet Hetimore, të cilat sipas rregullave parlamentare, do të duhet të bashkohen dhe të diskutohen së bashku.

 

kaos në kuvend deputetët e pd

Lini një Përgjigje