
Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të përçarë opozitën.
Në një emision ai aludoi se ato punuan kundër PD.
“Qytetarët shpresën te PD-ja e kanë. Nuk e kanë as te forca të tjera që thoshin do marrim 71 mandate dhe në fund zihen se kush do të marrë një mandat, apo as te forcat ë tjera që ngrihen si forca për të çarë opozitën”, tha Këlliçi.
Ai u shpreh më tej madje se ato u krijuan nga Rama, teksa nuk kurseu gjuhën vulgare.
“Të gjithë pseudoforcat e reja që janë ngritur. I ka ngritur Edi Rama, pse kush?! Pjesa dërrmuese e skemës politike sot ndiqet nga një plan i Edi Ramës për të fraksionuar opozitën, për të ndjekur modelin e Serbisë, për të krijuar një opozitë me 7-8, me 10 parti, të cilat nuk bëjnë kurrë koalicion dhe nuk vijnë kurrë në pushtet. Ka forca që dukshëm janë krijuar për të hequr vota dhe mandate nga opozita dhe PD”, tha ai.
Lini një Përgjigje