Politike29 Nëntor 2023, 13:52

Krijimi i federatës opozitare, Frrok Çupi: Nuk do të funksionojë, mungojnë vlerat

Shkruar nga Pamfleti

Krijimi i federatës opozitare, Frrok Çupi: Nuk do të

Analisti Frrok Çupi ka komentuar nismën e aleatëve të PD për një krijimin e një federate, me qëllim bashkimin e opozitës.

Në një intervistë për “Tirana Live”, për analistin Çupi, është një nismë që nuk do të funksionojë pasi bashkimi ndodh mbi bazë të vlerave. Ai theksoi se në opozitë vlerat mungojnë.

“Është e pamundur të bashkohet opozita në mënyra të tilla, mekanike. Federatat kanë luajtur rol propagandistik por s’ka funksionuar asnjëherë

Tani shfaqet një fjalë e marrë nga historia por është e pavlerë. Që të federohesh, bashkohesh, në radhë të parë duhen vlerat. Në opozitë mungojnë vlerat, ka probleme me drejtësinë, korrupsionin, krimin.

Basha dhe Berisha ndodhen në dy parti, duhet të ishin të ndarë. Nëse bashkohen ai grupim shkrihet i tëri. Njohim qëndrimin e SHBA kush bashkohet me Berishën fatin në politikë e ka shumë të zymtë. Tani është koha për t’u ndarë nga Berisha”, tha Çupi.

frrok cupi vlera federa opozitare