Politike12 Prill 2023, 18:59

Kush do ta fitojë Fierin? Sondazhi i “Pamfleti”-t paralajmëron përballje të fortë më 14 maj

Shkruar nga Pamfleti
Kush do ta fitojë Fierin? Sondazhi i “Pamfleti”-t
Kandidatët e Fierit

Sondazhet e “Pamfleti”-t tregojnë se në shumë prej bashkive kryesore të vendit kërkohet ndryshimi. Kështu ka ndodhur dhe në Fier…

Përveç Tiranës, Durrësit, Elbasanit apo Shkodrës, edhe Bashkia e Fierit pritet të prodhojë garë të fortë më 14 maj. Kjo bashki ka qenë historikisht e majtë, mirëpo duket se në këto zgjedhje po jepen sinjale se qytetarët duan ndryshim, pavarësisht forcave politike që përfaqësojnë kandidatët.

“Pamfleti” ka hapur një cikël sondazhesh në disa prej bashkive të vendit dhe një ditë më parë hapëm një sondazh për qytetin e Fierit. Sipas të dhënave gjatë 24 orëve që qëndroi i hapur ky sondazh, shumica e qytetarëve kanë votuar për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, zoti Edvar Kodheli.

Nga rreth 1 mijë vota, ai ka marrë 36 për qind të tyre. Kryebashkiaku aktual dhe kandidati i PS, Armando Subashi ka marrë 34 për qind të votave, ndërsa kandidatja e Alibeajt, zonja Eriselda Zotaj Çelaj ka marrë 19 për qind të votave. Ndërkohë 11 për qind kanë vendosur të abstenojnë. Ajo që bie në sy është se duke marrë parasysh dhe votat e kandiates së Alibeajt, duket se opozita ka një dominim absolut.

Duke qenë se sondazhi është online, padyshim që nuk është 100 për qind i saktë, por ai tregon prirjen e qytetarëve. Duket se edhe në Fier kërkohet ndryshim. Sondazhet e mëparshme të “Pamfletit” në Tiranë, në Elbasan apo në Shkodër, kanë dëshmuar se favoritë janë kandidatët e rinj. Duket se ky trend është dhe në Fier.

Kush do ta fitojë Fierin? Sondazhi i “Pamfleti”-t
Rezultatet e sondazhit

 

sondazhi fier