TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 22:18

Lëvizja BASHKË fitoi një mandat në Tiranë, Qori: Ky është vetëm fillimi i betejës sonë

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizja BASHKË fitoi një mandat në Tiranë, Qori: Ky

Kreu i Lëvizja BASHKË, Arlind Qori ka falënderuar të gjithë mbështetësisë të cilët e votuan në zgjedhjet e 11 majit, duke bërë të mundur nxjerrjen e një deputeti në Tiranë.

Me mbi 23 mijë vota në rang kombëtar, Qori shprehet se ky është vetëm fillimi i një beteje për të çliruar qytetarët nga frika dhe pesimizmi që ka mbuluar vendin.

Në Shqipëri pakënaqësia thellohet dita-ditës. Po më shpejt se ajo janë rritur frika, pesimizmi, dëshpërimi, të gjitha këto të përziera me një dozë cinizmi. Çka i mundëson pakënaqësisë të kapërcejë pengesat dhe të kthehet në revoltë, është shpresa.

Lëvizja BASHKË ia ka dalë t'u ngjallë shpresën mbi 23,000 qytetarëve (vazhdon numërimi i votave të diasporës) dhe të zgjedhë një deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vetvete nuk janë shumë. Në kushtet ku ferra ka marrë uratën, nuk janë pak.

"...me vullnet të hekurt për të luftuar, kërkuar, gjetur, kurrsesi të dorëzuar." - shkruan poeti Tennyson”, shkruan Qori në “Facebook”.

Lini një Përgjigje