Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, deklaroi se reagimi i policisë në protestën e 24 janarit ishte i tepruar.
Strazimi theksoi se u godit në trup me predhat e gazit, në momenyin që Berisha zbriti nga podiumi.
“Unë vetë personalisht jam goditur në trup nga këto predhat e gazit, në momentin që zoti Berisha zbriti nga podiumi. Ne ishim te skena, larg atyre që po godisnin Kryeministrinë. Kështu që, ishin goditje të targetuara ndaj deputetëve. Unë po ju dëshmoj: unë jam goditur duke qëndruar. Unë në atë moment, në fakt, jo vetëm që thjesht po qëndroja, por po dridhja edhe një cigare. Nëqoftëse janë provokuar nga fakti që unë po dridhja një cigare… Isha larg, siç ju thashë. Ishim larg personave që, nga pikëpamja ligjore, do të duhej të neutralizoheshin apo të izoloheshin. Kështu që unë mendoj se këtë veprim mund ta bëjnë vetëm policë që marrin dy rroga, dhe këtë e kemi masivisht në Policinë e Shtetit: marrin dy rroga, një rrogë nga shteti dhe një rrogë nga krimi. Rrogën e shtetit e mbajnë vetëm sepse përndryshe nuk e marrin dot rrogën e krimit.
Është tashmë fakt i njohur që në këtë polici që goditi në atë mënyrë liderët e opozitës, deputetët e opozitës, sigurisht edhe qytetarët, fëmijë e gra janë të paktën 900 persona drejtues, të cilët rezultojnë se kanë përdorur Sky ECC, që është një aplikacion ekskluziv i krimit në nivelin e tij më të lartë. Ata persona drejtojnë Policinë e Shtetit, ndërkohë që ne që u targetuam jemi ata që dalim çdo ditë në televizor dhe i përmendim me emra. Kështu që, nga kjo pikëpamje, ky është një sinjal që duhet të na shqetësojë të gjithëve, pavarësisht nëse e duam Partinë Demokratike apo jo”, tha Strazimiri për "A2 Cnn".
Kur u pyet nëse opozita mban përgjegjësi edhe për policët e plagosur, deputeti demokrat u përgjigj: “Nuk më rezulton të ketë pasur policë të plagosur. Në spital, sipas informacioneve tona, ka qenë vetëm një polic me dorë të fashuar. Ndërsa pamjet nga Policia tregonin më shumë. Unë e kam drejtuar Ministrinë e Brendshme dhe kam mjaftueshëm eksperiencën për të kuptuar efektivin që vjen nga terreni dhe ka pasur përleshje. Minimalisht, një polic i tillë bëhet pak pis në uniform minimalisht. Ata në pamje ishin të tërë të rruar, të larë, të padëmtuar dhe thjesht rrinin shtrirë atje. Për fat të mirë, nuk ka patur asnjë polic të lënduar. Qartësisht, ato pamje ishin të sajuara”.
Nuk ta shtypen koken fare o koke bole. C'mutin do, a u bene zgjedhje, po shko pirdhu. A e kuptoni qe jeni me te urryerit ne popull. Se mos jane ata te tjeret me te mire, nje mut jeni te dypalet por po shkove ne kazino e hedh zaret ne fiton ngazellohu e ne humb merr bythen ne dore e ik. Jeni bere si ata gangushet qe i vardisen vajzes se botes dhe e kercenojne e pastaj qani kur ju rreh babai i saj. Thyeni ore qafen se late nam. Populli ju provoi nje here e dy here dhe e provuat qe jeni hajdute, batakcinj, e tradhetare te kombit. Ka te tjere me te mire se ju por nuk imlini ju te afrohen se e kini hallin qe te merrni pushtet per te vjedhur e jo per popullin. Hajde, thyeni qafen, se na moret fytyren.
Sa protedta keni ber policia juka qelluar me arm luftarak esht vra ndonje poju te pd qeken ne pushtet ju keni vra ekeni plagos njerz