TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2025, 11:49

Më i votuari ngeli jashtë Kuvendit, Berisha për Alimehmetin: Ai është një luftëtar i çmuar

Shkruar nga Pamfleti
Më i votuari ngeli jashtë Kuvendit, Berisha për Alimehmetin: Ai
Berisha për Almehmetin: Ai është një luftëtar i çmuar

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar mos futjen e doktor Ilir Alimehmetit në Kuvend.

Gjatë fjalës për gazetarët nga SPAK, Berisha ka deklaruar se Alimehmeti është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së. Ndërkohë që theksoi se Kuvendi është vetëm një përfaqësim nga shumë përfaqësime që ka PD-ja.

“E vërteta është se nuk e humbi fare. Ai është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që kanë qytetarët për të. Natyrisht listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota, dëshmoi se ai është një veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar. Unë nuk besoj se vetëm parlamenti është përfaqësim, një parti ka shumë përfaqësime. Shumë mirë që e morët zotin Ilir shembull. Vërtet ai është një intelektual me pëlqyeshmëri të lartë dhe reputacion shumë të mirë,” tha Berisha.

Edhe pse mori 17 mijë e 500 vota në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Alimehmeti sërish mbeti jashtë parlamentit.

Këtë “dështim” mjeku dhe kandidati demokrat në zgjedhjet e 11 majit Ilir Alimehmeti ia faturoi përgjegjësinë mazhorancës.

“Mandati është personal, vizioni është global, për të gjithë. Në duhet të kuptojmë diçka: Shqipëria jonë po shuhet. Ne mund të merremi me këto gjërat e vogla por duhet të kuptojmë të madhen.

Ne na ka ikur rinia, na ka rënë lindshmëria, dhe na është shtuar pleqëria. Kjo tregon që ne po shuhemi dhe nuk po ripërtërihemi dot. Pse ndodh kjo? Për shkak të atyre politikave që kemi marrë ose jo.Për shkak se ne bëjmë se ne bëjmë këto lloj zgjedhjesh, dhe më vjen shumë keq që në 2025-ën ne vazhdojmë të kemi zgjedhje që OSBE/ODIHR-i thotë se janë zgjedhje të pa barabarta dhe ku ata flasin shumë qartë për përdorimin e administratës, përdorimi i parasë dhe grupeve kriminale, flaj a e gjobave para zgjedhjeve e kështu me radhë, dhe ne i kemi dëshmuar.",  u shpreh Ilir Alimehmeti.

sali berisha ilir alimehmeti

Lini një Përgjigje