TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 10:50

Miratimi i programit qeverisës, PD mbledh grupin parlamentar pas refuzimit të votimit në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i programit qeverisës, PD mbledh grupin parlamentar pas refuzimit

Pas refuzimit që bëri në Kuvend teksa po votohej për programin qeverisës, opozita ka nisur aksionin në selinë e PD-së.

Kjo e fundit do të mbledhë pas pak Grupin Parlamentar në selinë blu, ndërsa fokusi do të jetë te fjala e Berishës. Kreu i Partisë Demokratike, në mbyllje të seancës plenare hodhi akuza drejtuar Ramës, se sipas tij kryeministri ka uzurpuar Parlamentin.

Mbledhja pritet të fokusohet në analizimin e zhvillimeve të fundit në Kuvend, miratimin pa debat të programit dhe kabinetit të ri qeveritar nga mazhoranca, si dhe në hapat e mëtejshëm të opozitës për të kundërshtuar mënyrën e menaxhimit të procesit parlamentar.

Tensionet në sallë kulmuan me bllokimin e foltores nga ana e opozitës, hedhjen simbolike të rregullores së Kuvendit dhe slogane ironike.

Mbledhja do të shërbejë për të koordinuar qëndrimin opozitar në vijim dhe për të diskutuar aksionin politik brenda dhe jashtë Parlamentit.

 

Lini një Përgjigje