TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 10:30

Opozita ndërpret Ramën në prezantimin e programit qeverisë, kalohet direkt në votim

Shkruar nga Pamfleti
Opozita ndërpret Ramën në prezantimin e programit qeverisë,
Kuvendi

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen me 5 minuta të seancës plenare.

Balla i bëri thirrje opozitës që të reflektojë në sjellën e saj, do të kalohet në votim.

“Zoti kryetar i Kuvendit, dje në Konferencën e Kryetarësh, kemi qenë të qartë me kolegët e opozitës. Asnjë herë nuk ka ndodhur që të ndërpritet fjala e Kryeministri.

Çdo përpjekje për të ndërprerë këtë seancë  dhe fjalën e kryeministrit, nga një sjellje e padenjë e një anëtari të Kuvendit, duhet të parashikohet nga rregullorja e kuvendit , kërkoj 5 minuta pushim.

Nëse nuk reflektohet mbi këtë kërkesë,, ne do të kalojmë në votim”, tha Balla në Kuvend.

 

Lini një Përgjigje