Mes debatesh qeveria e re u miratua në kohë rekord dhe "Diella" u bë “mollë sherri” mes mazhorancës dhe opozitës, që kulmoi me hedhjen e shisheve dhe librave të Kushtetutës ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.
Seanca plenare, e cila ishte parashikuar të ishte maratonë, pasi kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisës, është mbyllur pas 30 minutash. Shkak është bërë opozita, e cila bllokoi Foltoren e Kuvendit, dhe nuk lejoi kreun e qeverisë që të fliste.
Pas kësaj, kreyministri Rama u largua nga Foltorja, ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi kalimin në votim.
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, kaloi për votim projktvendimet për miratimin e programit politik dhe përbërjes së këshillit të ministrave.
"Kush është pro pogramit të qeverisë dhe përbërjes së minisitrave të tij? Hapet votimi…82 vota pro, zero kundër, zero abstenim. Vendimi miratohet, seanca mbyllet këtu, seanca tjetër miratohet.", tha Peleshi.
Tensioni nisi pasi kryeministri i “dha fjalën” ministres digjitale. Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë gjë duke vijuar ta cilësojnë Diellën si antikushtetuese.
Teksa mazhoranca po votonte, deputetët e opozitës hodhën drejt kreut të kuvendit dhe kryeministrit rregulloren, që për ta po shkelet.
Ministrja virtuale Diella foli në Kuvend, duke u thënë deputetëve të opozitës se nuk është antikushtetuese.
Mirëpo gjatë këtij momenti deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi tentoi që të fikte monitorin, por pa sukses.
Ndërkohë në drejtim të Ramës dhe Peleshit janë hedhur shishe uji si dhe libri i rregullores.
Lini një Përgjigje