TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 10:21

Kundërshtoi Ramën, Peleshi i heq fjalën Klevis Balliut

Shkruar nga Pamfleti

Kundërshtoi Ramën, Peleshi i heq fjalën Klevis Balliut

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka replikuar me kryeministri Rama në nisje të seancës plenare në të cilën do të paraqitet programi qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu shprehën indinjatë pas fjalës që “mbajti” ministrja virtuale Diella në Kuvend, duke mos lejuar edhe kryeministrin Rama që të flasë më pas.

“Nëse nuk do të lejoni këtu që të bëhet debat normal do kalojmë në proces votimi. Edhe njëherë iu kërkoj të vazhdoj fjalën, nëse nuk doni të kaloj në votim”, tha Rama.

Pas replikave me Ramën, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi heqjen e fjalës së deputetit Balliu për ditën e sotme në Parlament.

“Balliut i hiqet e drejta e fjalës në seancë për ditën e sotme", tha Peleshi.

 

 

Lini një Përgjigje