TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 10:39

Mbyllja e seancës plenare, Berisha: Rama horr i kombit, i vuri drynin Kuvendit për 5 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e seancës plenare, Berisha: Rama horr i kombit, i vuri drynin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar seancën e sotme si një dhunim ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë nga ana e kryeministrit Rama.

Berisha e krahason Ramën me Bajrat dhe Suel Çelën ndërsa shton se “kryeministri i vuri drynin seancës për 5 minuta”.

“Të ngrihet komision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një krye horr që nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, Suel Çela, nga Bajri, nga një krye horr që i ve dryrin parlamentit sipas dëshirës së tij.

Ky është krye horri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton. Opozita do të bëjë të gjitha vendimet dhe nuk do të pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstremë ndaj qytetarëve shqiptarë. Bëhem zëdhënës i popullit që shkelmohet në këtë mënyra një krye horr që arrin në momentin më thelbësor, ti vejë dryrin për 5 minuta”, tha Berisha pas seancës.

Lini një Përgjigje