TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 10:46

Tensione në Kuvend, opozita hedh shishe dhe librin e Kushtetutës ndaj Ramës; Babloku diktaturë votash, miraton programin

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Kuvend, opozita hedh shishe dhe librin e Kushtetutës ndaj
Tensione në Kuvend, opozita hedh shishe dhe librin e Kushtetutës ndaj Ramës

Një replikë mes Ramës dhe deputetit të PD-së, Klevis Balliu, u përdor si sebep nga ‘Babloku’ për të mos vijuar paraqitjen e programit

Ka zgjatur rreth 20 minuta seanca në Kuvendin e Shqipërisë, e cila ishte parashikuar të ishte maratonë me diskutime dhe paraqitje programesh.

Ashtu siç paralajmëroi, Kryeministri Edi Rama vendosi në sallën e Kuvendit diktaturën e votave, duke miratuar programin e Qeverisë, pa asnjë diskutim, madje pa paraqitur as programin për 4 vitet e ardhshme.

Opozita u irritua në momentin që Edi Rama ia kaloi fjalën ‘Diellës’, e cila sqaronte pozicionin e saj si ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale.

Opozita e konsideron 'Diellan' si një ministre anti-kushtetuese. Por Rama kishte zgjedhur që t’iu përgjigjej me vetë ministren virtuale këtyre akuzave.

Nuk jam antikushtetuese, u tha ajo deputetëve të opozitës, të cilët nisën t'i binin me duar tavolinave dhe penguan fjalimin e Ramës.

Ky i fundit paralajmëroi se nëse vazhdojnë me kaos do të kalojnë direkt në votim

Një replikë mes Ramës dhe deputetit të PD-së, Klevis Balliu, u përdor si sebep nga ‘Babloku’ për të mos vijuar paraqitjen e programit. Taulant Balla në emër të Grupit Parlamentar socialist kërkoi një pushim 5 minutësh, duke akuzuar opozitën se po shkelte rregulloren, duke mos lejuar Kryeministrin të paraqiste programin.

Me rinisjen e seancës, ishin deputetë të opozitës me në krye Gazment Bardhin që flakën mbi kokat e Ramës dhe ministrave të rinj broshurat e Kushtetutës, duke e akuzuar Bablokun se po shkelmonte dokumentin themeltar të shtetit. Madje njëri prej deputetëve hodhi edhe një shishe uji, por pa shkaktuar probleme për ministrat apo Ramën.

Mes kaosit të krijuar në sallë, kryeparlamentari Niko Peleshi hodhi në votim programin e Qeverisë, duke marrë 82 vota pro.

“Bazuar në rregulloren e Kuvendit meqë opozita nuk lejon kryeministrin Rama të mbajë fjalën e tij, kalojmë në votim. Kuvendi vendos kalimin në votim”, tha Peleshi. 

Opozita e konsideroi veprimin e sotëm të mazhorancës si anti-kushtetuese dhe të paprececentë. Kreu demokrat, Sali Berisha, i cili nuk ishte i pranishëm në sallën e Parlamentit, tha se qytetarët duhet të ngrihen dhe të çlirojnë vendin nga narko-diktatura. Berisha e konsideroi si sjellje kriminale atë të mazhorancës, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se i vuri drynin Kuvendit. 

Një akt tipik Kim Yong Un. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë Parlamentin. Për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij 1 minutë më parë nga pushteti. Kjo është një thirrje për çdo shqiptar, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr që nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, Suel Çela, nga një kryehorr që i vë drynin Parlamentit sipas dëshirës së tij”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje