
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përpara hyrjes në Kuvend është ndaluar për të dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët ku dhe ka komentuar rregullat e reja që parlamenti do të marrë për sa i përket informimit të medias brenda si dhe jashtë ambientit të Kuvendit.
Zhupa ka deklaruar se vendimi që gazetarët të mos lejohen më në lozhat e Kuvendit është një vend represiv që synon të pengojë punën e gazetarëve.
“Informacioni është arma më e rëndë kundër pushtetarëve. Edhe ku kuvend nuk bën ligje për të zgjedhur të drejtuat tuaja dhe të qytetarëve, por merr vendime për t’iu censuruar. Çdo ditë këtu ke ndonjë sulm apo masë represive ndaj gazetarëve. Kjo duhet të ndalet dhe duhet bërë avokati për të drejtat e medias dhe gazetarëve”, tha Ina Zhupa.
Lini një Përgjigje