Politike25 Mars 2023, 22:30

Miratohen emrat/ Berisha finalizon pazarin me Metën për këshillat bashkiakë, PL do të dalë me 240 kandidatë

Shkruar nga Pamfleti

Miratohen emrat/ Berisha finalizon pazarin me Metën për këshillat

Finalizohet pazari final mes Ilir Metës dhe Sali Berishës për zgjedhjet e 14 majit. Sot ata kanë ndarë këshillat bashkiakë.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Berisha tha se Partisë së Lirisë do i lihen 240 pozicione kandidimi, PBDNJ-së 20 pozicione kandidimi dhe për Partinë Demokristiane 6 pozicione kandidimi në listën e koalicionit. Rithemelimi do të dalë me 1337 kandidatë. Mbete të shihet se si do të jetë renditja, pasi sipas zërave, Meta thuajse të gjithë do t’i fusë në pozicione të sigurta.

Defakto kandidaturat për këshilltarë do të jenë pjesë integrale e ekipit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie dhe në këtë mënyrë, fushata hyn në një stad më të avancuar, më të lartë.  Natyrisht aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta, por gjithnjë duke ndarë së bashku edhe rriskun edhe avantazhet. Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord.

Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.  Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla”, u shpreh Berisha.

berisha meta keshilla