Politike18 Maj 2024, 10:40

Ndarja me PD/ Rama kujton vitet '90-të: Berisha s'donte të lironte të burgosurit politikë, nuk firmosi peticionin

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja me PD/ Rama kujton vitet '90-të: Berisha s'donte të
Kryeministri Edi Rama së bashku me këngëtarin Frederik Ndoci kanë kujtuar momentet kur u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990.

Një lëvizje, e cila ngriti krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit, kundra regjimit famëkeq. 

Kryeministri dhe këngëtari i njohur shkodran Frederik Ndoci i ftuar në Podcastin “Flasim” kujtuan momentet kur ishin të dy studentë në Universitetin e Arteve.

Rama kujton se nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës  si dhe të liroheshin të burgosurit politikë, por Sali Berisha nuk donte, dhe këtu nisi ndarja. 

"Sollëm Kasem Trebeshinën , i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme. U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politikë. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur i vdekur”, theksoi Rama.

Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, i cili prej vitesh ka jetuar jashtë tregoi se ka lënë përfundimisht SHBA-në për tu kthyer në Shqipëri e cila me ndryshimet që ka pësuar nuk është më ajo e viteve 1990, por një vend europian që përparon çdo ditë dhe për këtë vlerësoi dhe punën e kryeministrit Rama.

"Unë jam një qytetar amerikan i lind në Shkodër. Një ditë prej ditëve të bukura, më thotë djali, ne jetonim në Florida, perfektë do ishte të shkonim në Tiranë. Më mirë me qenë djali Federik Ndocit në Shqipëri, sesa qytetar Amerikan... Nuk iki më”, tha Ndoci.



edi rama