TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2025, 19:04

"Nuk bëmë llogaritje mandatesh", Lapaj: Nëse do bënim koalicion me PD, do merrnim 5-6 deputetë në tavolinë

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk bëmë llogaritje mandatesh", Lapaj: Nëse do

Kreu i Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj tha se strategjia e “Nisma-Shqipëria Bëhet” nuk ishte për të marrë mandate duke u përqendruar në një zonë të caktuar, por fushata do të bëhej në të gjithë vendin.

Lapaj u shpreh për “News 24” se nëse do të ishte për numra, do të kishin hyrë në koalicion me PD për të marrë 5-6 deputetë në tavolinë apo do ishin fokusuar në kryeqytet apo diku tjetër për të marrë mandate.

Ai theksoi se zgjedhjet e parakohshme do ishin zgjidhja ideale, pasi nëse do të kishte ndodhur, “do të kishim një qeveri ekspertësh dhe profesorësh, për të përgatitur zgjedhjet e para demokratike në këtë vend”. 

Ku e kishit mandatin e sigurt?

Adriatik Lapaj: Nuk kemi bërë llogaritje mandatesh. Meqenë kishim hyrë në koalicion me PD dhe kishim marrë në tavolinë 5-6 mandate. Bëmë një fushatë kombëtare, në çdo cep të Shqipërisë njësoj. Ne besuam te një gjë tjetër, jo duke bërë llogari duke u përqendruar në një zonë. Mund të mos kishim asnjë mandat.

Ju do të jeni deputet?

Adriatik Lapaj: Ne po ndjekim procesin, do të ketë hapat e veta, derisa të vijë radha e shprehjes së mandatit. Ajo që është e sigurt, është se i kemi një rruge që nuk ka kthim pas. Është e vërtetë që pritnim më shumë mbështetje se kaq. Ne i shtrimë dorën të gjithëve, kjo për nevojën për ndryshim.

Ne do të ndjekim gjithmonë rrugën e ligjit. Mandati ynë në Kuvend do të jetë “pigment”.

Lini një Përgjigje