TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 19:45

Nuk u arrit pazari për Portin e Durrësit? Berisha tregon pse Rama shkarkoi Artan Lamen

Shkruar nga Pamfleti

Nuk u arrit pazari për Portin e Durrësit? Berisha tregon pse Rama

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha nga Belshi ka treguar pse kreu i qeverisë, Edi Rama ka shkarkuar Artan Lamen nga drejtimi i Kadastrës.

Ai tha se Lame është shkarkaur vetëm sepse ai nuk pranoi të firmosë për projektin e Portit të Durrësit.

Berisha tha se Rama do të marrë 820 mijë metër katrorë nga POrti i Durrësit, për t’u kthyer në një “sheik” të Dubait.

"E shkarkoi Artan Lamen. Boll mëkate ka pasur, por një gjë e bëri, nuk firmosi për portin e Durrësit sepse ishte një vjedhje e tmerrshme që i jepet klanit të Ramës dhe Alabarit 820 mijë metër katrorë, i jepet Porti Shekullor që Rama të bëhet sheik, në një kohë kur ajo është pasuria publike numër 1 e shqiptarëve” Ndërkohë që është pasuria publike më e rëndësishme.

Ka futur drejtësinë në thes. E ka shndërruar drejtësinë në seksion të PS-së me ndihmën e George Sorosit. Merrni djegësat, 420 milionë euro. Edi Rama ka firmosur në shkelmim të ligjeve, të cilat nuk njohin negociatën e mbyllur. Negociata e mbyllur është vjedhje e mirëfilltë. Nuk bëhet ndryshe.". tha Berisha.

Ndërsa vetë Lame gjatë prezantimit të drejtueses së re të Kadastrës në Kryeministri, tha se dorëheqja nga ky post është dhurata më e mirë për ditëlindjen e tij, duke theksuar se ka nevojë për një pushim për t’u fokusuar tek shëndeti.

porti i durrësit rama artan lame berisha

Lini një Përgjigje