Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka shprehur shqetësim të fortë për incidentet që kanë ndodhur ndaj gazetarëve gjatë dhe pas procesit zgjedhor të 11 majit.
Organizata thekson se liria e medias është themel i demokracisë dhe kërkon respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave. Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur”, shprehet OSBE.
Mesazhi duket se shkon për PD, pasi në protestën që u zhvillua pas zgjedhjeve pati përplasje të forta mes deputetëve dhe gazetarëve.
Lini një Përgjigje