Politike16 Mars 2023, 17:39

PD akuza Ramës dhe Xhaçkës: Kanë bllokuar arrestimin e Amant Josifit, ortaku i Olsit me imunitet politik

Shkruar nga Pamfleti

PD akuza Ramës dhe Xhaçkës: Kanë bllokuar arrestimin e

Partia Demokratike ka hedhur akuza sa i takon lidhjeve të ministres Olta Xhaçka me Amant Josifin, mashtruesin e Call Centerave të shpallur në kërkim.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj deklaroi sot nga selia e PD se Amant Josifi që ka krijuar një skemë ndërkombëtare mashtrimi me një dëm prej 2.2 mln eurosh, mbrohet nga kryeministri Rama dhe nuk arrestohet për këtë.

Josifi nuk do të konsiderohej më shumë se matrapazi i radhës, që u nxin faqen shqiptarëve në botë, nëse lidhjet e tij politike në Tiranë nuk do të shkonin deri në majë. Para se të ngjitej atje, Josifi e ka filluar me një ministre, nga zyra e së cilës ‘investitorët strategjikë’ dhe ‘mashtruesit ndërkombëtarë’ dalin me lehtësinë e deklaratave të shtypit. Ortaku i Olsi Ramës u thirr nga Olta Xhaçka, asokohe ministre e Mbrojtjes, si këshilltar për NATO-n, edhe pse ishte i padiplomuar, me të vetmin “kualifikim” një universitet që pretendonte se e vijonte në Francë. Sigurisht, Olta Xhaçka nuk shihte te Amant Josifi një personazh të brain gain, pra të fitimit të trurit, por të fitimeve të tjera mafioze. Fitimi kryesor ishte fakti se Amanti ishte ortak i vëllait të shefit të saj, kryeministrit Rama”, tha ajo.

Sipas saj, me gradën e këshilltarit të NATO-s të ministres së Mbrojtjes së një vendi të NATO-s, me ortakërinë e vëllait të kryeministrit, me aksesin te vetë Edi Rama, dhe me mbështetjen e të gjithë këtyre, Josifi, pa mbushur të tridhjetat, u nisi rrugës që të bëhej “Ujku i Ëall Street”. Ajo shtoi se  pronar i të paktën tre call center-ave në Shqipëri, ai përpunoi një skemë mashtrimi financiar ndërkombëtar, nën supervizimin dhe mbrojtjen speciale të shtetit shqiptar.

Por, pavarësisht nga mbrojtja e Edi Ramës, policia e Spanjës dhe vendeve të tjera, zbuluan se ‘koka e gjarprit’ në skemën e vjedhjes së qytetarëve europianë ndodhej në Tiranë dhe ishte pikërisht Aman Josifi, këshilltari i Olta Xhaçkës dhe ortaku i Olsi Ramës. Si gjithmonë, ndërkohë që policitë e Europës e kanë të skeduar dhe e kërkojnë, policia dhe shteti i Ramës vazhdojnë ta mbrojnë.

Spanja lëshoi urdhër ndërkombëtar arresti, por Çuçi i familjes nuk e zbaton, përkundrazi ai u përcoll nga Olsi, në arrati, në Dubai. Arrestimi i Amantit do të thotë prangosje e Olsit. Kjo është arsyeja se pse Amant Josifi nuk arrestohet, por mbrohet. Ashtu si ‘të kërkuarit’ e inceneratorëve ai është “ëanted” vetëm në letra. Ashtu si Gugallja, ai do të dorëzohet vetëm kur të marrë garancitë e duhura dhe të bëjë paktin e duhur me Edi Ramën, vëllain me pushtet të ortakut të tij. Amant Josifi nuk është më shumë se një gradë tjetër turpi në turpërimin global të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Sigurisht, Rama me të tijtë e hanë me bukë këtë turp, sepse e shtyjnë me milionat që u kanë vjedhur shqiptarëve dhe europianëve.

Por, Shqipërisë dhe shqiptarëve u mbetet ky turp. Dikur kishin vetëm bandat kriminale që u merrnin fytyrën nëpër Europë. Tani kanë edhe Edi Bandën me 40 hajdutë”, shtoi zyrtarja e PD.

amnat josifi rama olt