Gjyqtari Agron Zhukri, më 25 mars të 2022, i dha selinë dhe vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, duke konfirmuar Kuvendin 11 dhjetorit.
Për deputetin Gazment Bardhi, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri është i paprecedentë dhe arbitrar.
Në “Të paekspozuarit”, Bardhi tha se Zhukri, ka qenë një shofer që Sali Berisha e mori dhe e bëri gjyqtar.
“Edhe po te kishin zgjedhur një kryetar te ri, sot nuk do te regjistrohej, pasi PD i është çuar vendimin ka qenë në gjykatën e Apelit.
Zhukri është “nëna” e drejtësisë në Shqipëri.
Nuk po e fyej por s’mund të me thuash standardin që Zhukri, shoferi i Rilindjes Demokratike që e mori Sali Berisha, nga shofer e bëri gjyqtarë, për shkak që e kishte mik familje, për shkak se bashkëshortja e vet ishte sekretare personale e Berishës, është drejtësia e kulluar në këtë vend.
Ndërkohë tre magjistrat të Gjykatës së Apelit, nga më të mirët, që ka Republika e Shqipërisë janë ata që kanë dhënë vendimin për PD-në”, tha ai.
Lini një Përgjigje