TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 22:24

Celibashi nuk tërhiqet nga qëndrimi skandaloz: Basha të sjellë dokumentet, ndryshe PD mbetet jashtë zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi nuk tërhiqet nga qëndrimi skandaloz: Basha të

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi duket i vendosur për të mos lejuar PD të futet në zgjedhje.

Ai u shpreh se Lulzim Basha, si drejtues ligjor i PD-së dhe poseduesi i të drejtës së vulës dhe firmës, duhet me patjetër të dorëzojë dokumentet e firmosura. Nëse kjo gjë nuk ndodh atëherë kjo parti nuk regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

Është e paevitueshme duhet të firmoset ndryshe nuk regjistrohet. Ky është një problem për partitë politike, nëse ata nuk e zgjidhin me njëri-tjetrin, çfarë problemi ka KQZ këtu”, tha Celibashi.

Kryetari KQZ-së deklaroi se Basha ka 48 orë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm të firmosur nga ai për tu bërë pjesë e zgjedhjeve PD-ja.

Kanë 48 orë kohë për të paraqitur dokumentet. Duke nisur nga sot Basha duhet t’i dorëzojë. Nëse dokumentacioni nuk dorëzohet i plotësuar nuk do të regjistrohet. Deklarata duhet të jetë e firmosur nga drejtuesi i PD-së. Këtë e ka ligji dhe ligji duhet të respektohet”, shtoi më tej ai.

celibashi basha kqz

Lini një Përgjigje