
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta që po mban përpara Kryeministrisë, bëri thirrje për drejtësi për ish krerët e UÇK-së, për të cilët Prokuroria e Hagës ka kërkuar 180 vite burg në total për ta.
Berisha u bëri thirrje gjyqtarëve që të vlerësojnë gjithçka mbi bazën e ligjit dhe t’i shpallin të pafajshëm ish krerët e UÇK-së, të cilët me guxim mbrotën dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb.
“Dje në Hagë prokuroria paraqiti një pretencë kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës, identike me pamfletet e propagandës së verbër ultranacionaliste serbe. Në emër tuaj, i shprehim besimi e plotë gjykatësve, u bëj thirrje të vlerësojnë gjithçka mbi bazën e ligjit de të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me heroizëm me guxim mbrotën dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb. Zotërinj gjykatës, Ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe sot faqezinjtë më të mëdhenj të tyre, Vuçiç në Beograd që nuk njeh gjenocidin serb në Bosnje, i dyti argati i tij Edi Rama qe ka përzënë 1 milionë shqiptarë, i cili dënohet për krime kundër njerëzimit në përputhje me Konventën e OKB. Ndaj edhe zotërinj gjykatës përdor drejtësinë, duhet që këto dy monstra të ulen në Hagë para jush dhe jo luftëtarët e drejtësisë.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje