
Mbrëmjen e sotme në “Të Pashoq”, është folur për protestën e Partisë Demokratike. PD të hënën nisi turin e foltoreve para Kryeministrisë dhe këtë zhvillime komentuan Aulon Kalaja dhe Mentor Kikia. Kalaja, ish-kandidat për deputet i PD ishte në atë protestë, teksa ka deklaruar se e bëri për respekt të demokratëve. Megjithatë ai ka thënë se nuk duhen vetëm protesta, por duhet analizë brenda vetes për humbjen në zgjedhje.
-Zoti Kalaja ishte i pranishëm në protestë sepse hodhët edhe foto prej andej. Ju ç'përshtypje ju la? Si ikët nga, nga protesta?
Po, është e vërtetë që isha në protestë në respekt të demokratëve, pa diskutim, që më kanë mbështetur në zgjedhjet e 11 majit. Unë faktikisht protestën e kam kërkuar me kohë. Ashtu siç kam kërkuar edhe procesin e analizës, i cili do duhej të kishte ndodhur me kohë për me kuptuar gabimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, sepse unë mendoj që, pas zgjedhjeve të 11 majit, PD-ja duhet t'u fuste në një periudhë reflektimi duke parë nga vetja në këtë rast se çfarë ndodhi në këto zgjedhje, duke bërë një analizë e cila është e munguar dhe ndodhi për arsye të shumta. Sigurisht që justifikimi ishte çështja e raportit OSBE-ODIHR-it. Por unë gjykoj që duhet të dilnin të gjitha problematikat e atyre që humbën qarqet në një mënyrë katastrofale, sepse në qarqe të caktuara u humb edhe lista e sigurt, jo më të merrej deputet nga lista e hapur. Së dyti, unë gjykoj që do ishte në nderin e Partisë Demokratike për me bërë një analizë gjithëpërfshirëse, e cila mungoi në zgjedhjet e 2023-shit, për arsye të panjohura deri tani, por për me vendos një objektiv që unë kam thënë në këtë lloj mënyre. Çdo kandidat duhet të shikojë se si ka dalë te kutia e lagjes së vet. Në rast se ka humbur te kutia e lagjes së vet, sigurisht që ka probleme pastaj, sepse në politikë nuk zë vend ajo shprehja që asnjë profet nuk pranohet në vendin e vet. Politika matet me vota dhe patjetër që në rast se, ëh, lagja e kandidatit ka qenë një fitore e PD-së më përpara dhe atje e ke humbur, këtu ka një probleme, ka një problem. Ose, ka qenë zonë thellësisht e majtë, do të shikohet se sa vota e ke rikuperuar e tjerë e tjerë. Do të mbahet përgjegjësi drejtuesi i qarkut, i cili, duhet thënë, ka bërë një humbje e cila është e pajustifikueshme në raport me rezultatet e Partisë Demokratike ndër vite, me zgjedhjet e 2021-shit, me zgjedhjet e 2023-shit dhe me zgjedhjet e 2017-ës, mendoj unë, se në 19-ën PD-ja nuk u fut në zgjedhje.
Lini një Përgjigje