Politike23 Shkurt 2024, 15:37

“Protestuesit janë dhunuar”, Gazment Bardhi paralajmëron: Policët do të mbajnë përgjegjësi

Shkruar nga Pamfleti

“Protestuesit janë dhunuar”, Gazment Bardhi paralajmëron:

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur pas lirimit të katër protestuesve të 20 shkurtit, për të cilët Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Bardhi sqaroi se ka bërë ankesë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore si dhe kallëzim.

Sipas tij protestuesit janë dhunuar gjatë shoqërimit në komisariat dhe brenda tij.

“Paralajmëroj se dhuna ndaj jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe ka pasoja personale. Çdo punonjës policie duhet të respektojë ligjin, të drejtat e njeriut dhe nuk mund të ushtrojë dot dhunë nën autoritetin e uniformës. Të gjithë janë identifikuar dhe do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre. Përshëndes gjykatën për vendimin, askush nuk ka shkelur ligjin. Kishin dalë për të protestuar dhe nuk kishte arsye pse të merreshin peng për 3 ditë. Por kur policia drejtohet nga shërbëtore të krimit mund të presësh gjithçka. Dhuna është ushtruar gjatë shoqërimit dhe në komisariat. Janë 3 punonjës policie përgjegjës për këto akte. Dy protestues kanë shenja në fytyrë, të tjerët kanë fraktura në trup për shkak të dhunës me urdhër politik. Kemi bërë një ankesë në AMP dhe kallëzim penal”, tha Bardhi.

gazment bardhi 20