Shenjat e lodhjes, si qetësia po zbehet brenda mazhorancës!
Barack Obama, në një rrëfim pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, tregoi se si ambicia për pushtet mund të rrënjosë një lider. Sipas tij, thuajse çdo president i SHBA-së, pasi merr mandatin e parë, fillon të mendojë për mandatin e tij të dytë. Duke e ditur shumë qartë se çdo lider kërkon të mos e lëshojë postin, SHBA-ja e ka kufizuar në dy mandate presidentin. Mirëpo në Shqipëri dhe shumë shtete të tjera, kandidimi është pa kufizim dhe, për pasojë, në pushtet qendrojnë autokratët.
Mirëpo, sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë konsumohesh dhe mbajtja e pushtetit bëhet më e vështirë. Edi Rama mori mandatin e katërt me 83 deputetë në vitin 2025, mirëpo duket se ky do të jetë një mandat shumë i vështirë.
Jemi në vitin e parë të këtij mandati dhe kryeministri po e sheh se situata po shpërthen nga të gjitha anët. PS bën çdo muaj sondazhe dhe në ato sondazhe socialistët dalin gropë. Pakënaqësia ka arritur kulmin, sidomos nga radhët e kampit rozë.
Ka shumë nga ata që janë të irrituar me emërimet e kohëve të fundit që ka bërë Edi Rama. Kryesocialisti ka vendosur të emërojë në poste kyçe njerëz nga PD dhe PL, duke lënë jashtë socialistët, të cilët në kohë zgjedhjesh punojnë për sa më shumë vota. Sipas burimeve, në shumë degë irritimi ka kapur majat.
Po ashtu, në shumë njësi ka pasur edhe përplasje me drejtuesit politikë. Jo më kot Rama ditët e fundit bëri ndryshime të drejtuesve politikë, sidomos në Tiranë, pasi në disa njësi anëtarët kishin mosmarrëveshje me deputetët, për të mos thënë se shumë figura që nuk u kandiduan në zgjedhje e kanë braktisur angazhimin.
Për të shkuar më pas në qendër, ku fitili është ndezur. Elisa Spiropali ka filluar të “rebelohet”, edhe pse lëvizja e saj më shumë ngjan si qejfmbetje personale me Ramën sesa lëvizje brenda partisë.
Personi i cili vërtet po “shkund” PS-në është Erion Braçe. Shpallja e kandidaturës për Tiranën është një sfidë e hapur për Ramën, por edhe një lloj revolte mbi atë që po ndodh në PS. Kandidatët i ka zgjedhur Rama gjithmonë nga xhepi, ndërsa këtë herë Braçe kërkon garë, ashtu sikundër e përcakton statuti.
Nga ana tjetër kemi socialistë të vjetër si Arben Malaj që po nxjerr në pah situatën në PS dhe po vë në vështirësi Edi Ramën. Malaj ka sinjalizuar kandidimin si i pavarur në Vlorë dhe nëse e bën, shumë socialistë do t’ia japin atij votën.
Ndërkohë ka edhe shumë deputetë të pakënaqur, disa me ministrat, disa me mënyrën se si funksionon PS, por ata kanë zgjedhur të ulin kokën dhe të mos flasin. Megjithatë, sinjalet janë se PS po vlon nga brenda dhe kjo është arsyeja pse Rama ka nisur lëvizjet.
Prej disa ditësh, kryeministri po zhvillon takime me degët e Tiranës, për t’u shtrirë më pas nëpër rrethe. Frika e tij është rebelimi, rebelim që mund të nisë nga baza dhe të shpërthejë në qendër. Si “ujk i vjetër”, Rama e ka nuhatur dhe prandaj ka marrë masa për të mos lejuar asnjë gjë të tillë, mirëpo a do t’ia dalë dot? Duhet të presim dhe të shohim, por e sigurt është se në PS situata nuk është aspak e qetë. /Pamfleti
Ky i bulizon të gjithë. I vë në radhë dhe ua ngec fjalën nyjë në fyt. U hedh edhe hi syve e kaq, përfundojnë si lypës me universitet
5-6 viteve me pare po. Ka ikur ajo kohe..tani askush nuk po i hedh me shurren
Ramicka...esht bo si budalla tani.sdi si tna e shpjegoje ne te partise qe e kemi sjell ktu ku esht.se pse mori gjith pd e vuri drejtora.dhe tani bo si histerik qe se rrun njeri per te.na ka hedh djersen poshte.tani te marri shperblimin qe e meriton.legeni bashke me pd lsi qe i ka marr i ka vene me na drejtu drejt humneres.legeni besprem.ptuuuu.tqr..rrac e keqe mosmirnjohs.Saliut do ja japim voten mbaje mend
O Edi,thuaju socialistic ose me mire nje autokritike psh mund te kem gabuar me disa emerime,me Falni.pastaj cakto Erionin ne Tirane dhe fiton.Mos ha inat kot,na ler te fitojm.Hiqe Manastirlliun
E Edi, o palle me zile! Na lodhe! Kaq!
Ps patronazhizhiste ..o ha sufllaqe rri urte ..o hap komet ..edhe ngrihesh lart ndetyre ...pranaj ndrojn grate mrena lloit kta PS..
Plako do te terheqin zvare Socialistet.Mos thuash: ua mami cme ndodhi! Thelle plako thelle do te hyje.Ste bejne fajde as te hollat qe ke grabit
Mallkuar qofshin ata qe votojne per Edi Ramen dhe Sali Berishen! Historia do ti permendi si shkaterrimtaret e Shqiperise, shpopullimin e saj dhe grabitjen e pasurive Do prishi pallati e Kongreseve, vilen e zogut e Durres e shume si keto. Pse? Do tia fali dikujt te ndertoje kulla dhe atje seicili do ti japi aksionet ketij njeriu....Grabitja vazhdon..