TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2026, 12:15

Pse lejohet grabitja e tokës së lumit Seman? Braçe kërkesë për llogari në Kuvend për ministrin Salla

Shkruar nga Pamfleti
Pse lejohet grabitja e tokës së lumit Seman? Braçe
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka depozituar në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Në kërkesën e tij, Braçe kërkon sqarime lidhur me atë që ai e cilëson si lejim të grabitjes dhe tjetërsimit të tokës përgjatë lumit Seman, pranë fshatit Imshtë, në njësinë administrative Bubullimë, bashkia Lushnje.

Po ashtu, deputeti kërkon informacion nëse janë evidentuar raste të tjera të ngjashme përgjatë lumenjve Seman dhe Shkumbin, në territoret e bashkive Lushnje dhe Divjakë.

"Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90 dhe 95 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, për sa më poshtë vijon:

Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës së lumit Seman, pranë fshatit Imshtë, njësia administrative Bubullimë, bashkia Lushnje?

A keni evidentuar raste të tjera të grabitjes dhe tjetërsimit të tokës së lumit përgjatë lumenjeve Seman dhe Shkumbin, në territore të bashkisë Lushnje, Divjakë?", thuhet në kërkesën e Braçes.

Pse lejohet grabitja e tokës së lumit Seman? Braçe

Lini një Përgjigje