Politike 8 Dhjetor 2023, 17:00

Kongresi i PS-së/ Rama nuk harron të ‘thumbojë’ opozitën: Nëse shikoni rrotull, vendi rrezikon të kthehet pas në kohë!

Shkruar nga Pamfleti

Kongresi i PS-së/ Rama nuk harron të ‘thumbojë’

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në kongresin e PS-së nuk la pa thumbuar opozitën, pavarësisht se nuk e përmendi drejtpërdrejtë atë.

Nisur nga ajo se çfarë po ndodh në Kuvend dhe jo vetëm, Rama dha se Shqipëria gjendet përballë një rreziku të madh, atij të kthimin pas. Dhe kur flet për kthim pas, e ka fjalën për rikthimin në pushtet të Partisë Demorkatike, sipas së cilit do e çonin vendin në një regres të menjëhershëm.

Shqipëria nuk është jashtë rrezikut të rikthimit mbrapa, nëse ne nuk do të fokusohemi me forcën e ambicies, te krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim. Merrni me mend se çfarë ju shikojnë sytë rrotull, sikur ne të mos jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë dhe se me çfarë shpejtësie vjen ky regres”, u shpreh Rama.

Më tej duke krahasuar zhvillimin e vendit me para vitit 2013 tha se vendi ka bërë një progres të jashtëzakonshëm. Sipas tij Shqipëria nuk është aspak jashtë rrezikut, të rikthimit mbrapa nëse nuk do të fokusohemi për angazhimin e përbashkët tek krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim.

Sikur tërmeti të na kishte gjetur me borxhet mbetëse të vitit 2013. Imagjinojeni sikur pandemia të na kishte gjetur me shërbimet e urgjencës së 2013, apo pa investime digjitale sesi do të kishin shkuar gjërat. Merri me mend sesi egërsi e luftës që ngriti çmimet në qiell të na kishte gjetur me gjysmën e miletit që nuk paguante dritat.

Sot Shqipëria është një vend krejt tjetër i cili çmohet si kurrë më parë për përparimet e dukshme që ka bërë. Ka një mundeshe kombëtare më të forte se asnjëherë ecën çdo ditë para dhe ulet në çdo tryezë të komuniteti ndërkombëtar jo vetëm duke dhënë respekt por duke marrë të njëjtin respekt nga të gjithë, se sa ne ta sillnim Shqipërinë në këtë formë dhe pozicion. Pas 10 vitesh të pandalshme përballje me çdo hap me fakte të së shkuarës. Me ndryshimin si dita me natën mes të sotshmes dhe të djeshme. Dua të përqendrohem vetëm në disa tema kyçe të së nesërmes për Shqipërinë, Shtetin dhe Partinë. Unë besoj se Shqipëria nuk është aspak jashtë rrezikut të rikthimit mbrapa nëse ne nuk do të fokusohemi për angazhimin e përbashkët tek krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim.

Vetëm merreni me mënd për një moment me çfarë ju shikojnë sytë rreth e rrotull sikur në të mos jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë se me çfarë shpejtësie mund të zhbëhet i gjithë ky progres. Na duhet tre garanci, vend i gatshëm të anëtarësohet në BE, shtet ku fryma e organizmit të hyjë në të gjitha venat e tij. Për ne asgjë nga këta që u thanë nuk mund të jetë mjaft. Ne do të ndërtojmë më shumë infrastrukturë patjetër, do e rrisim turizmit patjetër, do të bëjmë dhe të tjerat me radhë, por të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm, nëse ne nuk do tre gëzojmë të thyejmë kornizën e progresit gradual përmes inovacionit gradual, jo vetëm teknologjik por në filozofinë e qasjes së institucioneve ndaj idesë së progresit.

Çdokush që ka një detyrë për këtë parti duhet ti verë gishtin kokës vet çdo ditë, unë ja vë dhe tja kujtojë mirë këtë fakt abslut se nëse PS ndalon ulet vetëkënaqet dhe nuk synon më lart, garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz”, tha Rama.

rama kongresi ps