Ish ministri Saimir Tahir ka reaguar për herë të parë pas lirisë me kusht.
“Do të vazhdoj ta kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot.”, thotë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në reagimin e tij në rrjetet sociale pasi la qelinë.
Tahiri më tej në mesazhin e tij thekson se tani ka mundësinë të kërkojë të drejtën pa kursim.
"Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot.
Te falenderoj me zemer ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë!
Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e të vertetës.
Pata mundësi të njihja padrejtesinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoje të drejtën pa kursim!
Faleminderit pamasë të gjithë!", shkruan Tahiri.
Tahiri la sot burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”.
Gjykata e Elbasanit e ka liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Vendimi u mor gjatë seancës gjyqësore të kësaj të mërkure nga gjyqtarja Matilda Fetahu, pas kërkesës së ardhur nga prokuroria.
Fetahu pranoi kërkesën e prokurorisë për rrethana lehtësuese familjare ndaj Tahirit, nën argumentin se atij i duhej të kujdesej për fëmijët e mitur për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes.
Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse ai nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.
Mësohet se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.
Kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte.