TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 22:09

Rritja e pagave për deputetët, Spahiu: Shumica prej tyre nuk jetojnë me rrogën që marrin në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e pagave për deputetët, Spahiu: Shumica prej tyre nuk

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar ndryshimet e fundit në Kuvend për dyfishimin e pagave të deputetëve, tha se shumica prej tyre nuk varen nga paga që marrin nga posti i tyre.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se sipas informacioneve të tij rreth 20% e deputetëve sipas deklarimeve që kanë bërë, nuk jetojnë me rrogën e deputetit.

Sipas tij, referuar burimeve që e kanë informuar, prej dy vitesh kjo pjesë e deputetëve jeton me të ardhura të tjera dhe jo me pagesën që marrin nga shteti.

Nga të gjitha statistikat të subjekteve të deklarimit të pasurive, por dhe të atyre që nuk janë deklarim i pasurive, përfshirë dhe informacionet nga bankat që administrata apo rrogëtarët e shtetit marrin paga në bankë, subjektet të cilat prekin më pak llogaritë e bankës janë deputetët dhe ministrat”, deklaroi Spahiu i cili tha se të tillë informacion e kishte dhe nga kontaktet në Institutin e Deklarimit të Pasurive.

kreshnik spahiu ritja pagave

Lini një Përgjigje