TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2023, 21:14

Sali Berisha sfidon drejtësinë: Vendimi i gjykatës antikushtetues, nuk paraqitem në BKH

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha sfidon drejtësinë: Vendimi i gjykatës

Është vendim antishkushtetues. Kurrë nuk e zbatoj. Absolutisht jo nuk do paraqitem...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të sfidojë drejtësinë. Sot Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij, duke e detyruar që dy herë në muaj të paraqitet pranë Byrosë së Hetimit. Por Berisha në një emision deklaroi se nuk do e zbatojë vendimi dhe s’ka ndërmend të paraqitet të hënave në orën 10.00 pranë BKH.

Është vendim antishkushtetues. Kurrë nuk e zbatoj. Absolutisht jo nuk do paraqitem. Është vendim antikushtetues.  Është një vendim i turpshëm politik, i cili shkon në atë shkallë që kurrë nuk ka shkuar në historinë e këtij vendi. Duhej pyetur Parlamenti”, tha ai.

Berisha vijon t’i mëshojë faktit se ai është deputet dhe ndaj tij nuk mund të ketë masë sigurie. Po ashtu ai ka dhënë sinjale se avokatët do e ankimojnë vendimin në Apel, ndërkohë që duket se nuk ka ndërmend të njohë asnjë lloj vendim për sa kohë Kuvendi nuk ja ka hequr imunitetin.

Së pari më lejo të garantoj qytetarët se jam i gatshëm të paraqitem para çdo institucioni në çdo kohë që kërkohem pa asnjë hezitim. E kam shprehur në mënyrë të përsëritur prej shumë kohësh se pavarësisht se çfarë konsiderate ke për personin që të thirret për të marrë në pyetje nuk duhet refuzuar kurrë sepse nëse ndodh kjo kalon në fazën parashtetërore. Unë kam qenë president kryeministër dhe jam për shtetin ligjor. Por çfarë ndodh aty? Një gjykatës merr përsipër të shkruajë në tryezën e saj Kushtetutën. Akti më i rëndë që mund të bëjë një prokuror a gjykatës, Të shkruajë Kushtetutën duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtës së njeriut. Pra liria e lëvizjes”, tha ai më tej.

Ditën e sotme ka marrë fund saga e procesit gjyqësor në ngarkim të Sali Berishës. Pas dy ditësh zvarritje, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit është marrë i pandehur për aferën me privatizimin e pronave të ish-kompleksit “Partizani”. SPAK e akuzon atë për korrupsion dhe ndaj tij u vendos fillimisht masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, teksa u arrestua dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Por teksa për Malltezin procesi u mbyll kollaj duke konfirmuar masën, për Berishën ka pasur pengesa. Ai duhej të dilte para gjykatës për njohjen me masën, por procesi dështoi. Avokatët kërkuan më shumë kohë dhe seanca u shty për të mërkurën. Por dje sërish pati pengesa. Fillimisht avokatët e Berishës braktisën seancën dhe kjo bëri që gjykata të caktonte si avokat kryesisht Artan Simonin. Por edhe ky i fundit u largua pasi kishte bërë disa statuse në rrjetet sociale që u interpretuan se ishin për Berishën. Më pas gjykata caktoi avokatet Jalldiz Kastratin dhe Rabije Cenalian, për të mbrojtur Berishën. Seanca u planifikua për orën 10.00, por u shty për në orën 15.00. Por edhe ato u larguan dhe në fund u përfaqësua nga avokatja Valentina Todoresku. 

Në fund gjyqtarja Irena Gjoka nuk u tërhoq nga vendimi dhe ka vendosur që Berisha të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji të paraqitet pranë policisë gjyqësore të SPAK.

Sali Berisha sfidon drejtësinë: Vendimi i gjykatës
Vendimi i GJKKO

Lini një Përgjigje