TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2025, 14:22

Pas Nokës, deputetja e PS-së bën gafën me urimin për 29 Nëntorin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pas Nokës, deputetja e PS-së bën gafën me urimin për 29

Deputetja e Partisë Socialiste në Lushnje Kiduina Zaka ka ngatërruar datat historike.

Teksa sot është dita e Çlirimit të Shqipërisë, pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, Zaka ka uruar shpalljen e Pavarësisë.

"Gëzuar ditën e Pavarësisë!", është urimi i deputetes së PS-së.

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, deputeti i PD Flamur Noka ka bërë një gafë që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave. Noka deklaroi se flamuri u ngrit në Vlorë nga Skëndërbeu dhe jo nga Ismail Qemali.

Lini një Përgjigje