
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha që është i sigurt që forca politike që ai drejton do të marrë 12 mandate në zgjedhjet e 11 majit. Meta ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar, i akuzuar për tre çështje korrupsioni. Meta thotë se u rrëmbye në mënyrë banditeske në mënyrë që Rama të fitojë mandatin e katërt.
“Fushata ime ecën me ritme të shkëlqyera, nga 80-150 letra në ditë. Ajo filloi me 50-100 letra në ditë dhe do të përfundojë me 200 letra në ditë besoj. Po kështu jam i bindur se Partia e Lirisë ecën e sigurt drejt 12 mandateve të saj (4+8). Unë u rrëmbeva në 21 tetor në mënyrë banditeske, siç u rrëmbye Aldo Moro në Itali nga brigadat terroriste, pikërisht për shkak të 11 majit, që Rama të grabisë 1 mandat të katërt, por gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë”, tha Meta për A2 CNN.
Ai shprehet se njerëzit e Partisë së Lirisë, po punojnë në terren madje më mirë se një pjesë e strukturave.
“Jam çdo ditë në kontakt me dhjetëra e qindra prej tyre. Që nga momenti i shpalljes së emrit në listat e hapura, dita ime ka ndryshuar shumë. Pasi prioriteti Nr. 1 është leximi i letrave që vijnë dhe shkrimi i letrave për bashkëpunëtorët, anëtarët e Partisë së Lirisë, por edhe shokët e miqtë që nga fëmijëria, shkolla, gjimnazi, universiteti, sporti etj”, u shpreh Meta.
Lini një Përgjigje