TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 13:35

Skema e TVSH-së, Braçe përplas kokën në tavolinë: Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Skema e TVSH-së, Braçe përplas kokën në
Braçe përplas kokën në tavolinë

Skema e TVSH-së në bujqësi me kompensim 10% për çdo faturë që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin që do t’i shesë ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë mes deputeti të PS, Erion Braçe dhe ministrit Andis Salla.

Salla: Në faturë do të shënohet TVSH-ja në bazë të çmimit real të produktit

Braçe: Si do shënohet TVSH-ja në faturë....

Heshtje...

Braçe: Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr (mbështet kokën në tavolinë)

Salla: edhe sot ka çdo fermer që shkon në pikën e grumbullimit patjetër që merr autofaturën.

Braçe: Me thënë të drejtën jo

Salla: Si është

Braçe: Merr një copë letër, ku i thuhet kaq kilogramë solle

Salla: Qëllimi i 10% është të ndodhë faturimi i gjithë produktit, sepse do kërkojë autofaturën për të marrë kompensimin.

Baçe: Kjo është e faktuar, ose nuk do pres faturë, ose do presë frakturë fiktive ose nuk e mbledh produktin fare, se me 10% në hyrje dhe 20% në dalje nuk më del mua. Nuk njoh ndonjë grumbulles e përpunues kështu. E kemi pasur ne këtë skemë me 6%, dhe prap ka ndodhur

Salla: ka qenë për grumbulluesit jo për fermerët

Braçe: Nuk ka rëndësi fare

Salla: Ka rëndësi se e ka marrë grumbulluesi

Braçe: S’jam i interesuar për ta grumbulluar, çfarë do të të them këtu që vaji që prodhohet tani është pa formalizuar.

braçe përplas kokën në tavolinë braçe-salla

Lini një Përgjigje