Politike18 Maj 2023, 09:43

“T’i marrin me shkelma dhe t’i zhdukin”, Ilir Demalia: Meta dhe Berisha kanë bërë tradhti kombëtare, PD nuk ekziston më!

Shkruar nga Pamfleti
“T’i marrin me shkelma dhe t’i zhdukin”, Ilir Demalia:
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia ka deklaruar se kandidimi i Fredi Belerit në Himaë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha është një tradhti kombëtare.

Ai tha se Meta dhe Berisha e kanë bërë të qëllimshme për hallet e tyre pasi u intereson ta përdorin Himarën për të krijuar trazira dhe për të destabilizuar vendin.

Demaliaj komentoi edhe situatën në PD. Ai u shpreh se pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj, Partia Demokratike zyrtare nuk ekziston. Ai tha se ata që kanë mbetur në PD, duhet t’ia japin vulën e partisë Berishës.

Kjo që kanë bërë Ilir Meta dhe Sali Berisha me Himarën dhe emërimin e Belerit në krye të bashkisë është tradhti e hapur. Shqiptarët po të kenë pak ndjenje kombëtare, se mua s’më bëhet vonë për parti, duhet t’i marrin me shkelma dhe t’i zhdukin. Meta dhe Berisha kanë bërë tradhti kombëtare të qëllimshme për hallet e tyre, që të krijojnë trazira dhe ta përdorin Himarën për të destabilizuar vendin. Kjo ndodhi në një moment kur kemi luftën në Ukrainë dhe në Kosovë ku serbët duan të krijojnë enklava. Pikërisht këtë kanë dashur të bëjnë Meta dhe Berisha, të krijojnë një enklavë në Himarë. Turp për labët që e mbajnë veten patriotë që zgjodhën Belerin në Himarë. Rezultati ishte shumë i ngushtë dhe që të përforcohet akuza që Beleri ka blerë votat dhe ka bërë krim elektoral unë mendoj që zgjedhjet duhet të përsëriten në Himarë dhe ky duhet të ndëshkohet, pavarësisht presionit që bën Greqia. Turp për Greqinë që merret me një njëri të tillë.

Partia Demokratike zyrtare nuk ekziston më. Po të kenë një fije fytyre duhet të dalin e të thonë: u munduam, nuk ekziston më kjo parti. Le t’ia japin vulën Berishës. Nuk bëhet me zor kjo pune. Aty kanë mbetur 5 vetë, i bëjnë mbledhjet në kafe. Doli Arlind Qorri i vetëm mori më shumë se PD-ja. Nuk akuzoj Roland Bejkon. Bejko vuri fytyrën e vet për të shpëtuar PD-në, që ishte një kufomë. Këta sot nuk kanë dalë të bëjnë një reflektim. Vazhdojnë thonë: na vodhi Rama, na vodhi Rama. Rama ka ato vota që ka PS-ja dhe mos jetë Rama. Këtu është bjerrë besimi tek opozita, besimi te politika në përgjithësi, po të shohim edhe nivelin e votuesve. Këta nuk kanë hall të ndërtojnë demokraci.”, tha Demalia.

ilir demalia pd berisha meta