Politike12 Shtator 2023, 16:24

Tryeza Bardhi-Berisha, Biberaj: Nuk ringrihet PD-ja me metodat "hajde pimë kafe dhe ndajmë pushtetet e opozitës"

Shkruar nga Pamfleti

Tryeza Bardhi-Berisha, Biberaj: Nuk ringrihet PD-ja me metodat "hajde

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, ka folur në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike. Ai u shpreh se ringritja e opozitës nuk bëhet me metoda të vjetra, “hajde ulemi pimë një kafe, bëjmë bisedime, ndajmë pushtetet e opozitës”.

“Nuk ka opozitë. Çdo bashkim i deputetëve të opozitës është i mirëpritur, por PD nuk ringrihet me këta lojtarë të vjetër. Dhe me këto metoda, hajde ulemi pimë një kafe, bëjmë bisedime, ndajmë pushtetet e opozitës. Janë metoda të vjetra. PD ka nevojë për një proces të garës. Jemi sot këtu për shumë arsye.

Në 2013 nuk kemi pasur garë, kemi 10 vite pa garë. Koha po tregon që të gjithë këta po shohin interesat e tyre personal. PD duhet të futej në garë elektorale dhe te fitonte më i votuari, nuk ka pasur asnjë garë. Të gjitha aksionet politike i mori Basha se ja dhuroi Berisha dhe i keqpërdori. Kostot po i paguajnë demokratët, qytetarët”, tha ai.

biberaj pd metoda bardhi berisha