TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 11:03

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama sjell Pandeli Majkon në Tiranë, Eduard Shalsi shkon drejtues politik në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama sjell Pandeli Majkon në Tiranë, Eduard

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë në Partinë Socialiste.

Kryeministri Rama mblodhi sot në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, ku në fokus të takimit ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Konkretisht votat e diasporës, ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i procesit të regjistrimit për emigrantët të cilët do të duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Rama u ka lenë porosi të tijëve krijimin e një database me kontaktet e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit me qëllim maksimizimin e votës së diasporës në favor të mazhorancës.

Në mbledhjen e Kryesisë u vendos gjithashtu që Eduard Shalësi të caktohet drejtues politik në Kukës, duke zëvendësuar kështu Pandeli Majkon.

Ndërsa drejtuesi aktual i këtij qarku Pandel Majko, do të vijë në Tiranë dhe do t’i caktohet një zonë elektorale, ashtu si në rastin e Blendi Gonxhes të cilit iu caktua zona e Kombinatit.

Lini një Përgjigje