Politike 6 Prill 2023, 12:16

Zgjedhjet e 14 majit/ "Armikja" e Berishës mbërrin në Tiranë, takim me Celibashin në KQZ

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit/ "Armikja" e Berishës mbërrin në
Shefja e ODIHR, Audrey Glover

Ditën e sotme ka mbërritur në vendin tonë Audrey Glover, e cila është emëruar Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Në orën 12:00 ajo pritet që të takohet me kreun e KQZ Ilirian Celibashin, ndërsa nesër do të mbajë dhe një konferencë për mediat.

Gjatë qëndrimit të saj Glover do të zhvillojë takime  edhe me drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të partive politike.

Audrey Glover do të drejtojë misionin e vëzhgimit të këtij procesi zgjedhor i konsideruar shumë i rëndësishëm për demokracinë shqiptare.

ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit

Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. 

Glover ka qenë shefe e misionit të ODIHR në zgjedhjet e vitit 1996, dhe asokohe raporti përfundimtar i ODIHR u shoqërua me akuza të ashpra nga Sali Berisha. Që në atë kohë ajo njihet si “armikja” e Berishës.

audrey glover kqz