
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka uzurpuar emrin, vulën dhe logon e PD.
Shehu ka shkruar për përçarjen e PD-së dhe zgjedhjet e 14 majit, duke hedhur akuza ndaj Ramës se në 16 Bashki ka klonuar nga një kandidat ‘paterice’ bijë.
Ai thotë se, Alibeaj i emëruar kryetar nuk ka kandidat për kryetar bashkie sepse askush nuk i ka pranuar një keqpërdorim të tillë.
Më tej shkruan se Rama kërkon që të fshihet brenda PD-së, me qëllim që ta godasë atë.
Postimi i plotë:
Politikanë të kapur, të kompleksuar apo të frustruar?!
Dëgjoj ndonjë politikan e aq më keq deputet, demokrat“, që deklaron të pa imagjinueshmen brenda kufijve të integritetit:
Edhe në bashkitë ku, Zv.Kryetari i emëruar kryetar nga kryetari i dorëhequr“ (pra “paterica“ e Ramës), nuk ka kandidat për kryetar bashkie sepse askush nuk i ka pranuar një keqpërdorim të tillë, nuk do të mbështesin Kandidatin e vetëm të opozitës aty, që është ai i primareve!
“Lakuriqësi“ kjo e lojës së “patericës”, i cili edhe uzurpon “vulën” e emrin e PD-së të “varur në qafë” nga Rama edhe nuk mbështet demokratët!!!
Ndërsa në 16 Bashkitë ku ai ka “klonuar” nga një kandidat “patericë bijë”, është më e thjeshtë, e përdorin atë si “gjethe fiku“ për të mbuluar…
Pikërisht për tu fshehur mbas tyre për çfarë po realizojnë në kurriz të demokratëve.
Sidoqoftë ajo deklaratë “edhe për bashkitë e tjera”, të çon në pyetjen e pa evitueshme:
Atëherë në ato 47 bashki, që janë shumica dërmuese, për cilin do të votojnë këta politikan, që deklarojnë se janë ne PD?
Kur nuk do tu japin votën kandidatëve të opozitës!
Kjo ka vetëm një përgjigje:
Për kandidatët e Ramës!
Mjafton kaq për të kuptuar e lexuar në “dritën e diellit” realitetin e këtyre meskinitetëve politike.
Ata kërkojnë të fshihen brenda PD-së e goditur atë!
Nuk kanë as guximin për tu ballafaquar hapur e direkt në elektorat, me emrin e platformën e tyre, siç e kërkon politika e vërtet!
Motua e tyre qenka:
Jam në PD, edhe votoj kundër PD-së e demokratëve!
Realitet ky, që krahas përbuzjes të sjell edhe keqardhje kur mendon…
Deri në cilën pikë mund të keqpërdoren disa!